Gjakova
Shkronjat

Krijuesi dhe interpreti I humorit shqiptar Sevdai Radogoshi  erdhi me projektin më të ri humoritsik. Roli më i njohur i tij është Qumili por mbrëmë ai shfaqi para publikut premierën e komedisë “Vetë i 40-ti”.

Përmes 40-të personazheve të ndryshme Sevdai me paraqitjet e tij kënaqi adhuruesit e humorit të cilët patën mundësinë të shohin personazhet e krijuara ndër vite por edhe disa të reja siq ishin Shefqeti, Mufaili, Rrema, Ajshe ablla etj. Bashkëpunëtorët dhe miqtë janë ata që edhe kësaj radhe ishin pjesë e këtij projekti.Secili me role të ndryshme e bënë edhe më të veqantë komedinë. Por ata që e vlerësuan kirjimtarinë e Sevdai Radogoshit ishin edhe aktorët nga shqipëria.

Për më shumë se një orë të pranishmit u argëtuan me humorin dhe paraqitjet interesante të secilit prej roleve. Filmat dhe skeqet humoristike të krijuara ndër vite kanë bërë që aktori gjakovar të jetë shumë i dashur për publikun shqiptar.

 

Edhe këtë herë kjo komedi erdhi me skenar dhe regji të Shkumbin Radogoshit i cili tha se 40-të role do të mbesin në arkivën e babait tij. Por synimi është që të punojnë një projekt tjetër i cili e kompleton veprimtarinë e Sevdaiut.

Ideja e komedisë erdhi për një kohë shumë të shkurt dhe realizimi i saj për Sevdaiu ishte i lehtë ani pse disa role kishte kohë që nuk i ka luajtur.

Humoristi Radogoshi me këtë komedi festoj 62 vjetorin e lindjes njëkohësisht edhe 47 vjetorin e karrierës./TV Syri Vision/