Gjakova
Shkronjat

Përfundimi i projektit “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore mes Shqipërisë dhe Kosovës” mblodhi përfaqësues të komunave Gjakovë, Pejë Deçan, Junik, Krumë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe partnerët që e kanë zbatuar këtë projekt

e që janë: Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale, Qendra Kosovare për Zhvillim, Fondacioni Maqedonas për Zhvillimin e Ndërmarrjeve. Ndërsa është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Rritja e kapaciteteve dhe konkurencës në sektorin e turizmit në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, për zhvillimin ekonomik të rajonit nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore  dhe natyrore ishte njëri nga objektivat e këtij projekti u tha me këtë rast.

Para të pranishmëve u prezantuan edhe të arriturat e këtij projekti të cilat ndër të tjera ishin avancimi i fermerëve lokal si dhe rritja e kapaciteteve në sektorin e turizmit.

Në anën tjetër partnerët thanë se kapacitetet për promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në zonat malore të rajonit ndërkufitar janë të shumta por nevojitet akoma punë për tu bërë.

Në mesin e përfituesve të këtij projekti është edhe Skender Vishaj nga komuna e Deçanit i cili merret me turizmin malor në bjeshkën e Belegut.Ai tregoj se qka konkretisht ka përfituar.

Të pranishmit patën mundësinë të shohin edhe një video që ishte përmbledhje e aktiviteteve të cilat janë zhvilluar në kuadër të kësaj fushe. Krejt në fund u bë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore dhe natyrore sepse kjo është një pasuri që nuk ka qmim dhe se duhet bashkarisht të ndikojmë në zhvillimin e turzimit./TV Syri Vision/