Gjakova
Shkronjat

Një duel interesant u zhvillua në stadiumin e qytetit të Bajram Currit. Ishte klubi i futbollit “Valbona” nga Tropoja që ftoj klubin e futbollit “Korenica” nga Gjakova të zhvillojnë një ndeshje miqësore parasezonale.

Entuziazmi i të dy skudrave u pa qysh në fillim të lojës. Por të parët që iu gëzuan golit ishin mysafirët. Leonard Lokaj shënoj në portën e Valbonës. Aksione interesante, lojë dinamike me raste të shumta shënimi. Angazhimi maksimal i futbollistëve të dy klubeve e shoqëroj këtë pjesë të lojës. Por në minutën e 38 të lojës futbollisti i Valbonës Arnold Tara e barazoj rezultatin në 1:1. Veqantia e kësaj loje ishte se për herë të parë këto dy skuadra u përballen me njëra tjetrën.Vlen të theksohet se Korenica ka vetëm një vit që është themeluar si klub.Ani pse djelmoshat janë të rinj në këtë rrugëtim, ata janë me plot perspektivë. Por se si erdhi deri tek ideja për krijimin e këtij klubi na tregoj themeluesi Rrustem Jetishi.

Gjithqka erdhi nga një ide e cila gjeti mbështjetjen financiare nga Zeqir Haxhija. Por që klubi Korenica të arrijë aty edhe ku synon nevojitet edhe kontributi i të tjerëve, pasi që ky klub ka talentë të cilët në të ardhmen mund të japin shumë nga vetja.

Të prirë nga trajneri Shkelzen Zhubi futbollistët e Korenicës u munduan të japin maksimumin në fushë. Ata paraprakisht kanë zhvilluar edhe stërvitje dhe janë të përgatitur për sezonin pranveror.

Dihet se ky terren sportiv është inaugurar në korrikun e vitit të kaluar.Për shkak të mungesës së një stadiumi Bajram Curri nuk ka pasur ekip futbolli deri tani, por kjo nuk i ka ndalur të rinjtë e këtij rrethi të ndjekin pasionin për futbollin dhe të nxjerrin në pah talentin e tyre. Përkundër duelit përfaqësues të klubit Valbona u shprehën të lumtur që zhvilluan këtë ndeshje siq e quajtën ata vëllazërore.

Përveq futbollistëve e tifozëve hijeshinë këtij dueli ja shtoj edhe më shumë kjo bukuri natyrore  e cila e rrethon jo vetëm qytetin e Bajram Currit por edhe rrethin e Tropojës në tërësi. Pas 90 minutash lojë , Valbona doli më e suksesshme duke e mbyllur këtë ndeshje me rezultat 4:1. Por përkundër këtij rezultati të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në edicionin e ri të ligës së tretë që nis me 20 shkurt./TV Syri Vision/