Gjakova
Shkronjat

Në një ditë të ftohtë shkurti morën rrugën drejt shegut të Maleve të Pashtrikut gjegjësisht Majës së Kunorës gjatësia e së cilit është 13.7 km. Ishin anëtarët e organizatës Qendra Kosovare për Zhvillim së bashku me gazetar dhe operatorë turistik të cilët vizituan këtë pjesë që konsiderohet ndër vendet më të mira turistike të komunës së Gjakovës. Nga kjo pikë ku edhe ndaluam mund të shihet i gjithë territori administrativ i Gjakovës.

Kjo e bënë edhe më të veqantë ecjen në këtë zonë e cila është atraktive për turizëm dhe rekreacion. Të lehtë qasjen këtu e bënë edhe kjo tabelë që është e vendosur në fillim të shtegut. Gjithqka është e pasqyruar në formë të hartës turistike. E gjithë kjo është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë” i cili zbatohet nga KDC nga Kosova, ALCDF nga Shqipëria dhe MRFP nga Maqedonia e Veriut dhe financohet nga BE. Pas shtegut të Majës së Kunorës ata vazhduan vizitën edhe në shpellën e Kusarit e cila është vetëm pak metra larg nga ky shteg, apo thënë më mirë në brendësi të fshatit Kusar.Kjo shpellë me pamje thuajse pyjore, ka një oborr karakteristik shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e saj. Ekzistenca e shpellës së Kusarit thuhet të jetë e lashtë. Duke qenë e tillë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, ka investuar për ta shndërruar në një atraksion turistik. Padyshim që përshtypje ky vend iu la atyre që e vizituan për herë të parë.

Këto pamje mbresëlënese i impresionuan edhe gazetarët të cilët iu sugjerojnë të tjerëve e sidomos adhuruesve të natyres të vizitojnë sa më shumë bukuritë e vendit dhe ti promovojnë ato.

Ai që nëpërmjet fokusit të aparatit të tij shpeshherë na sjellë artistikisht këto bukuri natyrore është fotografi gjakovar Shkelzen Rexha.Edhe këtë herë fotografitë nuk munguan .Ndërsa ata që kanë dhënë një kontibut në kuadër  të udhërrëfuesve lokal të turizmit në regjionin ndërkufitar Shqipëri –Kosovë thanë se qëllimi i tyre është që të ofrojnë shërbime sa më kualitative dhe reale për turistët. Por pse jo edhe bashkpunimi ndërmjet tyre dhe BE-së të vazhdojë tutje.

Aktiviteti “Vizita familjarizuese” nuk ndaloj me kaq. Destinacioni tjëtër atraktiv ishte një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Rruga për në Valbonë ishte udhëtimi i rradhës që për secili vizitorë mund të jetë rrugëtimi më i bukur mes malesh e ujërash duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe.

Kjo luginë nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim. Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.Në këtë zonë gjenden burimet e lumit të Valbonës në rrëzë të shpatit lindor të qafës me të njëjtin emër ku ushqehet me burime karstike në lartësi 1450 metra. Ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavoret deri nën hyrje të Rragamit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit. E për këtë Qendra Kosovare për Zhvillim synon përmes projekteve synojnë të tegojnë atraksionet turistike të zonave ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Turistët apo të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në luginën e Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Në njërën anë shihet dielli që  tenton ta përqafojë dëborën e cila jep një peisazh të pazakontë. Kurse, mali e shikon vetën në kthjelltësinë e ujit…..Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka. Çfarëdo aspekti që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës./TV Syri Vision/