Gjakova
Shkronjat

Përkundër vështirësive me të cilat po përballet KF “Vëllaznimi”, futbollistët sot dolën edhe njëherë në fushë. Dashuria e madhe për këtë klub i bashkoj ata për të vazhduar fazen përgatitore.

E ata që nuk mungojnë asnjëherë janë tifozët. Me të dëgjuar që sot fillojn stërvitjet këta tifozë erdhën për ti parë.Por përveq tifozërisë një mbështjetje më e fuqishme kërkohet nga donatorët të cilët kanë mbetur shansi i fundit për të vendosur për Vëllaznimin. Pasi që gjendja në këtë klub nuk është aspak e mirë. Menaxheri Besnik Gojani tha se u mobilizuam bashkarisht me stafin teknik dhe futbollistët për të filluar stërvitjet por kjo mund të zgjasë deri ditën e hënë.

Gojani thotë se nëse nuk ka ndonjë veprim atëherë ai është i detyruar të jap dorëheqje.

Të prirë nga trajnerët Luan Tabaku dhe Ekrem Radoniqi futbolistët filluan stërvitjet ani pse një gjë e tillë është dashur të nis javë më parë. Por nga gjëndja e vështirë edhe stërvitjet kanë filluar me vones.

Situata në këtë klub vërtetë është alarmante.Historia gati një shekullore e Vëllaznimit rrezikon të përfundon këtu thonë simpatizantët dhe gjithë ekipi./TV Syri Vision/