Gjakova
Shkronjat

Pavarësisht iniciativave të pastrimit në lagjen Ali Ibra, kjo zonë vazhdon të jetë e përfshirë nga mbeturinat në të gjitha anët e saj. Kjo dukuri është një problem që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje.

Një gjë e tillë ende mbetet shqetësuese si për kuvendin komunal ashtu edhe për organizata të tjera.Pikërisht për këtë sot u diskutua në mbledhjen e komitetit për komunitete.Një informatë  për gjendjen e mbeturinave në këtë lagje e dha përfaqësuesi i drejtorisë së shërbimeve publike Riza Morina.

Pas diskutimeve të shumta që patën anëtarët e këtij komiteti kërkuan që të intervenohet sa më parë në lagjen Ali Ibra, për faktin se sipas kryesueses Elvane Turtulli banorët e këtushëm po ndihen të rrezikuar nga epidemic të ndryshme që mund të vijnë nga mbeturinat të cilat e kanë kapluar këtë pjesë.

Kjo ishte mbledhja e parë për këtë vit e komitetit për komunitete.Mes tjerash u shqyrtuan ankesat dhe kërkesat e banorëve që jetojnë në lagjet e komunitteve jo shumicë e që kishin të bënin me shëndetësi, arsim e të tjera./TV Syri Vision/