Gjakova
Shkronjat

Jo vetëm në Gjakovë por në tërë Kosovën, dukuria e mosparaqitjes së objekteve ndërtimore pa leje për legalizim po vazhdon. Deri më tani drejtoria e urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit ka pranuar 130 aplikime për legalizim të kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë, kështu tha udhëheqësi i këtij dikasteri Arben Bakalli.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve që zhvillon kjo drejtori ka tejkaluar edhe planifikimet e vitit 2019-të.

Dihet se në baza ditore urbanizmi ballafaqohet me qështje të ndryshme.Por përkundër fluksit të punës përgjatë vitit 2019-të ky dikaster ka trajtuar  rreth 1200 lëndë.

Komuna e Gjakovës në vitin 2019-të e ka bërë përditësimin e planit lokal të veprimit në mjedis. Poashtu është punuar edhe plani lokal i veprimit në biodiveristet. Një gjë e tillë ka ndodh për herë të parë në Kosovë e që është realizuar me organizata vendore dhe stafi lokal./TV Syri Vision/