Gjakova
Shkronjat

Me një ceremoni solemne u shënua diplomimi i gjeneratës së dytë të studentëve të universiteit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 258 studentë sot morën në duar diplomën me të cilën shënuan përfundimin e studimeve bachelor.

Kjo ditë për univesiteti e Gjakovës ishte festë e dyfishtë, përveq diplomimit u shënua edhe përvjetori i lindjes së akademikut Fehmi Agani  emrin e të cilit me krenari e mban ky institucion. Me këtë rast rektori i këtij universiteti profesor Artan Nimani duke uruar studentët tha se mësimnxënia dhe mësimdhënia juaj duhet të jenë të orientuara në arritjen e rezulateteve.

Në anën tjetër prorektori Faton Berisha në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se të sapodiplomuarit duhet të ndërtojnë karrierë të suksesshme.

Të lumtur që kanë arritur të përfundojnë me sukses studimet u shprehën të diplomuarit , mirëpo ata shpresojnë se në një të ardhme të afërt të gjejnë një vend pune.

Gjatë këtij organizimi rektori Artan Nimani pranoj një mirënjohje nga zyra e kryministrit për kontributin e dhënë në fushatën shtetërore kundër narkotikëve.

Universiteti Fehmi Agani në vazhdimësi do të ofroj studime efikase dhe cilësi të lartë në arsimimin e brezave. Diplomimi është kurorëzimi i përpjekjes së përbashkët të studentit të familjes dhe stafit akademik. I gëzofshi diplomat në karrierën profesionale dhe në jetë u tha me këtë rast./TV Syri Vision