Gjakova
Shkronjat

Në vitin 2019-të ka pasur një rritje enorme në prokurim por falë donacionit nga USAID-i është arritur që planifikimi të realizohet 100% dhe siguria e dosjeve dhe tenderëve gjatë hapjes të jetë në nivel të lartë të sigurisë dhe transparencës.

Kështu tha shefi i Zyrës së prokurimit në kuvendin komunal Faton Gutaj.

Ai përmendi disa nga projektet më të rëndësishme kontratat e të cilave që janë prokuruar nga kjo zyre.

Në mesin e komunave me transparencë të lartë është edhe Gjakova. Një gjë e tillë mbetet përsëri prioritet tha Gutaj.

Viti 2019-të do të mbahet në mend pasi është arritur që mbi tridhjetë milionë euro të tenderohen si vëllim pune, dhe puna e Zyrës së Prokurimit është vlerësuar me transparencën më të lartë buxhetore. Gutaj tha se edhe përgjatë këtij viti puna e kësaj zyre do të jetë transparente, efektive dhe llogaridhënëse./TV Syri Vision