Gjakova
Shkronjat

As temperaturat e ulëta nuk e ndalojnë. Atletin gjakovar Tirron Mamusha pothuajse cdo ditë e shohim me veshje sportive teksa vrapon. Ai na tregoj se brenda një ditë  vrapon 30 kilometra ndërsa brenda një jave ai i bënë 160 kilometra vrapim.

Tirroni vitin 2019-të e mbylli me rezultate të lakmueshme. Disa nga to janë si kampion kombëtar në kampionatin dimëror në 3000 metra, pastaj nën kampion kombëtar 3000 metra si dhe kampion i Kosovës në Gjysmëmaratonë 21.1km.

AtletDihet se atletika ka vështirësitë e veta, mirëpo përgatitjet e tij të vazhdueshme kanë bërë që ai të dalë fitues.Dhe që synimet e tij që të triumfojë në cdo garë nuk kanë të ndalur edhe për këtë vit.

Vitin 2019-të e ka mbyllur edhe me 14 medalje. Por pavarësisht sukseseve ai pati një apel.

Ky sportist ka ambicie të mëdha për garat e ardhshme. Me punë e përkushtim, Mamusha pritet të jetë ndër atletët më të mirë të vendit në vitet e ardhshme./TV Syri Vision/