Gjakova
Shkronjat

Nuk ka ditë që Policia e Kosovës të mos regjistrojë në databazën e saj disa aksidente trafiku. E shumë herë ato përveç me lëndime përfundojnë me fatalitet. Në shumicën prej tyre shkaktari është shpejtësia e lartë.

Komandanti i trafikut rajonal Kapiten Albin Sahatqija tha se sipas statistikave të drejtorisë rajonale të stacionit policor në Gjakovë numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, është rritur me rreth 13%, ndërkohë që numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar një renie prej 11 në 8 aksidente.

Ndërsa rritje ka pasur në shqiptimin e gjobave.

Sahatqija tregoj se në vitin 2019 njësia rajonale e trafikut rrugor ka realizuar disa plane operative të cilat kanë rezultuar me sukses.

Gjatë vitit 2019, sipas Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur rreth 15 mijë aksidente, si pasojë e të cilave të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar.Shkaqet kryesore të aksidenteve sipas policisë janë pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe anashkalimi apo tejkalimi i parregullt./TV Syri Vision/