Gjakova
Shkronjat

Mungesa e reshjeve të borës në stinën e dimrit ka bërë që në vendin tonë te kemi mot kryesisht të thatë dhe të ftohtë e poashtu edhe ajri të jetë më i ndotur. Për ta kuptuar më mirë ndotjen e ajrit në qytetin e Gjakovës,  Bonevet ka vendosur këtë paisje në hapësiren e saj.

Bëhet fjalë për matësinë e cilësisë së ajrit i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzëve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre. Kjo paisje mat grimcat në ajër në çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme. Arbër Lleshi na tha se për dallim prej ditëve tjera ku vlerat ishin më shqetësuese sot ajri në qytetin tonë është dukshëm më i mirë.

Për dallim nga Gjakova ajri është dukshëm më i ndotur në qytetin e Prishtinës këtë e treguan edhe vlerat të cilat u nxorrën nga matësi i cilësisë së ajrit. Ndërsa sipas institutit kombëtarë të shëndetësisë publike qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole. Lleshi tha se vlerat që nxirren nga matësit tregojnë se ajri i ndotur po ndikon negativisht edhe në shëndetin tonë.

Të dhënat e ajrit vazhdimisht publikohen dhe freskohen për çdo orë në ëeb-faqe AIRVisual. Andaj inkurajohen qytetarët që ti përdorin të dhënat dhe të punojnë drejt një ambienti më të pastër dhe të sigurt./TV Syri Vision/