Gjakova
Shkronjat

Në vitin 2019 në qytetin e Gjakovës ka rënë numri I lindjeve , sipas  të dhënave të sektorit të gjendjes civile në vitin 2018 kishte 2034 lindje kurse në vitin 2019 ky numër ka rënë në 1996.

Sipas ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të këtij sektori Bajram Kokalla një rënie është vërëjtur edhe  tek kurorëzimet.

Sfidë kryesore në këtë sektor janë rastet të cilat nuk paraqiten për tu regjistruar sidomos ato të lindjeve ku prindërit nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre, e për këto raste pëson edhe gjoba. Regjistrimi  në sitemin e gjendjes civile është një obligim ligjor të cilin cdo qytetar duhet ta kryej./TV Syri Vision/