Gjakova
Shkronjat

Koncerti artistik "Këngë e zemër" bashkoi notat dhe zërin e të artistëve të mirënjohur nga Kosova dhe Shqipëria. Këngëtarët si Kastriot Tusha , Manjola Nallbani,Kejsi Tola Valon Shehu, Gent Haxhikadrija dhe Enea Cerashi i dhuruan publikut gjakovar këngët më të bukura shqipe.

Zëri i artistëve që përformuan u përcoll nga notat e instrumentistëve nga Gjakova. Nën patronatin e kryetarit të komunës, Ardian Gjini dhe me iniciativë të artistes Vlona Boshnjaku, ky koncert mbushi plot sallën e Pallatit të Kulturës "Asim Vokshi". Shumë këngë u kënduan bashkë me publikun.Zërat e mrekullueshëm të artistëve shqiptarë jo vetëm që ndezën atmosferën por kësaj mbremje i dhanë një sharm festiv. Organizatorja e këtij koncerti Vlona Boshnjaku tha se kjo ngjarje ishte planifikuar për festat e nëntorit, por ishte shtyrë për shkak të tërmeteve në Shqipëri dhe erdhi me një format më të modifikuar ashtu si edhe emri për shkak të rrethanave të reja të krijuara.

Nën anën tjetër artistët shqiptarë tahnë se ndjesia që të ofron publiku gjakovar është e veqantë dhe se më këtë koncert u vertetua edhe njëherë se Gjakova ka talent të muzikës dhe instrumentisë të zot.

Ndërsa kryetari i komunës Ardian Gjini tha se këto koncerte po përcjellin jo vetëm atmosferë festive por edhe përcojnë mesazhe se bashkarisht mund të bëjmë gjëra të mira.

Ata të cilët e shijuan këtë mbrëmje ishin vetë publiku të cilët thanë se është kënaqësi ti dëgjosh nga brezi i tretë këngët më të cilat janë rritur.

Reportuari i zgjedhur dhe zërat brilant të shoqëruar nga orkestri muzikor i dhanë një hijeshi të vërtetë kësaj mbremje artistike.E bukura more, Vajza me kaqurrela, Shqipëri o vendi im, Margjela, ishin disa nga perlat e muzikës sonë u intepretuan nga artistët pjesëmarrës./TV Syri Vision/