Gjakova
Shkronjat

Pas takimit që patën në kuvendin komunal kryetari Ardian Gjini bashkarisht me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott vazhduan vizitën në gjimnazin Hajdar Dushi, me c’rast u pritën nga stafi menaxherial, profesorët dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor.

Në ceremoninë e organizuar mes njё entuziazmi tё rrallё duke i dorёzuar ambasadorit mirёnjohjen e veҫantё me titullin “Mik Nderi”, drejtori i shkollёs Bedri Cahani u shpreh se gjimnazi ёshtё njё shkollё e moderuar, e cila vlerёson lart bashkёpunimin me organizata vendore dhe ndёrkombёtare, por mbi tё gjitha me shtetet mike siç është Britania e Madhe.

Ambasadori Abbott u shoqёrua me duartrokitje tё gjata gjatё gjithё bashkёbisedimit me nxёnёsit e kёtushёm. Ai u shpreh falënderues për titullin “Mik Nderi” si dhe iu kujtoi nxënësve se ata sot kanё ҫdo mundёsi pёr t’u bёrё ata qё duan tё bёhen.

Kontributi i Britanisë së Madhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës sdo të harrohet asnjeherë dhe ky bashkpunim do të vazhdojë gjithmonë tha mes tjerash kryetari i komunës ë Gjakovës Ardian Gjini.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë edhe këngë të kënduara nga kori i gjimnazit të cilat iu dedikuan festave të fundvitit. Krejt në fund ambasadori vizitoi ambientet e gjimnazit duke mbetur i kёnaqur nga disiplina dhe infrastruktura pёrreth. Ai konstatoi se gjithҫka qё vёren sot kёtu ёshtё frut i punёs dhe angazhimit tё pandalur, pёr ҫka pёrgёzoi drejtuesit dhe tё gjithё kolektivin shkollor. /TV Syri Vision/