Gjakova
Shkronjat

E mbushën sallën plot e përplot. I gjithë ky publik erdhi për të parë nga afër perfomancën e këngëtarëve tyre të preferuar në koncertin humanitar “Për një vit të ri më të ndritshëm” i cili u organizua nga të rinjët e organizatës joqeveritare “INNO”.

Ky koncert u përkrah nga shumë artistë të skenës muzikore nga komuna e Gjakovës siq ishin: Shkelzen Jetishi, Jeton Cermjani Valon Kumnova, Ndriqim Gazija, Pleurat Doli dhe Diellza Nagavci. Në këtë mbrëmje pati edhe këndim koral nga kori i gjimnazit “Hajdar Dushi” si dhe balet. Me këtë rast artistët që performuan thanë se është kënaqësi të marrin pjesë në kësi lloj koncerte, qëllimi i së cilave është t’iu ndihmohet atyre që kanë nevojë.

Në mesin e këngëtarëve pjesëmarrës ishin edhe reperët nga Prishtina Mc Kresha dhe Lyrical Son të  cilët me performancën e tyre bënë që edhe publiku të këndonte bashkë më ta. Cdo këngë u përcollë me duartrokitje e atmosferë që publiku e krijoj. Përndyrshe kjo nuk ishte hera e parë që reperi Mc Kresha e ka pranuar ftesën për të kontribuar në këtë iniciativë humanitare. Sipas të dy reperëve kulminacioni i kënaqësisë gjatë përformancës ka qenë vetë publiku gjakovar i cili ishte shumë entuziastë.

Në anën tjetër organizatorët u shprehën falënderues për të gjithë ata që kontribuan. Sipas tyre shuma e të hollave të mbledhura nga shitja e biletave për këtë koncert humanitar, do të shkojë për familjet të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike në komunën e Gjakovës më qëllim që ti gëzojnë këto familje sado pak festat e fundvitit.

Ky ishte viti i pestë me rradhë që rinia e Gjakovës organizon koncert humanitar dhe iu del në ndihmë familjeve në nevojë./TV Syri Vision/