Gjakova
Shkronjat

Organizata e Kryqit të Kuq në Gjakovë mbajti takimin e fundvitit me partnerët lokal ku u bë prezantmimi I punës 1 vjeqare. Sfidat, puna dhe arritjet që ka pasur kjo organizatë u prezantuan përmes aktiviteteve që janë organizuar gjatë një viti e që sipas tyre janë të shumta .

Ishin vullnetarët e rinj ata që I treguan disa nga aktivitete të cilat I kanë realizuar qoftë në ofrimin e ndihmave për familjet në nëvojë ashtu edhe projekte tjera sociale. Në anën tjetër sekretarja e Kryqit të Kuq Fëllanza Bakija Lama tha se kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar falijet skamnore  ku gjithsej gjatë këtij viti janë ndihmuar 500 familje me gjëra ushqimore.Ndërsa në këtë organizatë janë të regjistruara 800 familje me gjendje të rëndë ekonomike. Prej tyre janë 200 familje me varfëri të skajshme e  që është situatë e rëndë për të gjithë.

Sekretere e Kryqit të Kuq dega në GjakovëPavarësisht sfidave porjektet nuk kanë munguar dhe se falë rezultatëve kryqi I kuq në Gjakovë është shpallur dega më e sukseshme në Kosovë tha kryetarja e organizatës Arta Hasimja.

Ata që kanë vite që janë pjesë e kryqit të kuq dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre janë të rinjët të cilët thanë se të ndihmosh pa asnjë interes është ndjenjë shumë e mirë.

Puna vullnetare u vlerësua nga të pranishmit e poashtu u diksutua edhe për gjetjen e  rrugëve të  reja për bashkëpunim me partnerët të cilët u falënderuan. Ndërsa krejt në fund anëtarët e kryesisë së kryqit të kuq ndanë edhe mirënjophje për të gjithtë ata që në forma të ndryshme kanë kontribuar përgjatë këtij viti./TV Syri Vision/