Gjakova
Shkronjat

Duke e ditur që tani më temperaturat do të vazhdojnë të zbresin kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” apelon tek konsumatorët që  të tregojnë kujdes të shtuar për ujëmatësit që i kanë të instaluar në shtëpitë e tyre.

Kjo për shkak se me rënien e temepraturave ujëmatësit mund të dëmtohen dhe kjo gjë shkakton humbje të një sasie të konsiderueshme të ujit.

Zëdhënësja Rudi Nikoliqi pati edhe një apel tek konsumatorët që kanë borgje ndaj kompanisë.

KRU “Gjakova” falënderon konsumatorët për bashkëpunimin dhe premton se do të jetë në shërbim të tyre 24 orë në ditë./TV Syri Vision/