Gjakova
Shkronjat

Tashmë është bërë tradicionale që në cdo muaj shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë në mënyrë vullnetare të shpërndajë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike.

Kësaj radhe kjo shoqatë ka ndihmuar 50 familje me pako ushqimore dhe gjëra higjienike.Ndërsa përgjatë këtij viti janë dhuruar gjithësej 3500 pako ushqimore për familjet skamnore. Përveq pakove ushqimore nga data 15 nëntor e deri më sot kjo shoqatë ka ndihmuar 50 familje në nevojë edhe me lëndë për ngrohje kryesisht me nga dy metra dru. Kjo është një lehtësim për ta e sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Varësisht nga fondi që mbledh nga vullnetarët shoqata Bereqeti në cdo muaj ndanë pako ushqimore për familjet skamnore.Ndihma të tilla nuk do të mungojnë asnjëherë thonë përfaqësues të shoqatës “Bereqeti”. Vullnetmirët janë ata që me iniciativa të tilla gëzojnë shumë familje të cilat kanë nevojë për një jetë më të mirë./TV Syri Vision/