Gjakova
Shkronjat

15 nëntori është data zyrtare e hyrjes në sezonin e dimrit për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Nga kjo datë secili shofer obligohet për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete.

Komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë Kapiten Albin Sahatqia tha ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh se shoferi, që vozit automjet pa pajisje dimërore në të ashtuquajturin sezon dimëror, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit, si dhe vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës dhe ngricave, Policia e trafikut rajonal ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë  së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Pajisjet duhet të mbahen në makinë pavarësisht motit, në të kundërtën parashihen dënime për shoferët. Kapiten Sahatqija u shpreh se me angazhimet e njësiteve policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse, si dhe me një kujdes të shoferëve, besojmë që kjo sezonë dimërore të kalohet me një numër më të vogël të aksidenteve rrugore krahasuar me vitet paraprake. Andaj apelohet që shoferët të respektojnë dispozitat ligjore të lëmisë së komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion./TV Syri Vision