Gjakova
Shkronjat

Këto fotografi që vërtetojnë, trashëgiminë kulturore, historike, objektet e banimit si dhe bukuritë natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë u ekspozuan në hollin e pallatit të kulturës Asim Vokshi në Gjakovë. E gjithë kjo u realizua nga organizata “Qendra Kosovare për Zhvillim” në kuadër të projektit “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Ai që nëpërmjet fokusit të aparatit të tij ka sjellur artistikisht këto vlera kulturore dhe natyrore është fotografi gjakovar Shkelzen Rexha.

Secila nga këto fotografi janë të veqanta, mirëpo ajo që Rexha e ka realizuar më me përkushtim dhe është munduar të gërshëtojë vlerat kulturore dhe bukurinë natyrore është edhe ky peisazh për të cilin na tregoj detajisht.

Në mesin e vizitorëve që erdhën për të parë nga afër këtë ekspozitë ishin edhe gjimnazistët. Kjo ekspozitë vjen në një moment kur në këtë vend po promovohen antivlerat kulturore, dhe kjo ekspozitë shërben edhe si njohje e kulturës dhe traditës së vendit tonë thanë ata.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga kuvendi komunal i Gjakovës të cilët thanë se nxitja e institucioneve për punuar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore nuk duhet të mungojë asnjëherë.

Qëllimi i kësaj ekspozite është rritja e kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit në rajonin ndërkufitar duke synuar zhvillimin ekonomik të tij nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore.Andaj kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe gjatë ditës së shtunë për të gjithë dashamirët e artit, kulturës dhe jo vetëm./TV Syri Vision/