Gjakova
Shkronjat

Kongresi i  Manastirit, apo siq njihet kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe  ishte tubimi i dijetarëve shqiptarë i cili u zhvillua me 14 nëntor  deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit  për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit.Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Me rastin e shënimit të 111-vjetorit të kongresit të Manastirit nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Agani” organizuan një program edukativo-kulturor. Pika të ndryshme si poezi, ese dhe këngë u prezantuan për të pranishmit. E gjithë kjo ishte iniciativë e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” e që gjeti përkrahje nga stafi i mësimdhënësve dhe menagjmenti i shkollës.

Mesazhe të shumta përquan përmes recitimeve. Njëri nga to ishte se gjuha shqipe duhet të ruhet dhe pasurohet me vlerat e paradhësve tanë.

Ky aktivitet u karakterizua edhe me ekspozitë. Nxnënësit na treguan se përmes këtyre punimeve të artit pamor janë munduar të pasqyrojnë disa nga objektet e trashëgimisë kulturore të Gjakovës.

Nuk mungoj edhe vallja e kënga nga të vegjëlit. Ndër të tjera përmes këtij aktiviteti kjo shkollë promovoj edhe muralet e punuara nga nxënësit e udhëhequr nga profesori i artit figurativ Butrint Emra./TV Syri Vision/