Gjakova
Shkronjat

Po bëjnë matjen e glicemisë apo siq njihet në gjuhën e përditshme matjen e sheqerit në gjak.Ishin stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i cili ofroj këtë shërbim falas për të gjithë qytetarët e Gjakovës.

Matja për secilin u bë duke marrë një pikë gjaku në gisht dhe përmes glukometrit u treguan vlerat e sheqerit në gjak. Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e nivelit të glukozës në gjak si pasojë e çrregullimit të prodhimit të insulinës në organizëm.Insulina është një hormone që kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Edhe pse kjo sëmundje nuk njeh moshë ata që u interesuan më shumë të dijnë për vlerën e sheqerit në gjak ishin të moshuarit.Për disa ishin vlerat normale por pati edhe prej atyre që janë të prekur nga diabeti.

Por pati edhe prej atyre që përkundër moshës që kanë nuk vuajnë nga diabeti dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Vlen të theksohet se në QKMF janë 1042 qytetarë që furnizohen me insulina.

Insulina është ilaç i domosdoshëm për diabetikët. Këto ditë në QKMF kishte mungesë të insulinave Novorapid dhe Levemir. Por nga sot ka filluar edhe furnizimi i tyre.

Përveq matjes së sheqerit u shpërndanë edhe fletushka informative përmes të cilave qytetarët u njoftuan me shkaktarët e kësaj sëmundje dhe mënyrat e parandalimit dhe trajtimit të diabetit.Me rastin e ditës ndërkombëtare të diabetit po sot u mbajt edhe një aktivitet edukativ në shkollën fillore “Mazllum Këpuska”. Nxnësësit e këtij insituticion përmes një punimi të cilin e prezantuan treguan për simptomat dhe pasojat e kësaj sëmundje. Ndërsa të tjerë prezantuan edhe statistikat të cilat tregojnë se sa persona janë të prekur nga diabeti në të gjitha vendet e botës. Përndryshe kjo ditë ka për qëllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit,  parandalimin dhe mjekimin adekuat të kësaj sëmundje e cila është e përhapur në gjithë botën./TV Syri Vision/