Gjakova
Shkronjat

Me rastin e shënimit të 75 vjetorit të çlirimit të Gjakovës nga okupatori nazifashist si dhe përvjetorit të themelimit të brigadës së 7 sulmuese kosovare në Gjakovë,  Organizata e veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora tek bustet e heronjëve të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Fillimisht Homazhe u bënë tek busti  i heroit Emin Duraku.Përve veteranvë dhe anëtarëve të kryesisë të pranishëm ishin edhe familjarë cilët thanë se e tërë Shqiptaria duhet të mburret me veprën dhe figurat të këtyre heronjëve.

Bashkarisht vazhduan me homazhe edhe tek busti i heroit Asim Vokshi.Me kurorë lulesh dhe një minutë heshjte u nderua dhe heroi Hajdar Dushi. Për gjithë kontributin e dhënë me homahe e nderuan edhe heroin Sadik Stavileci. Përkulja dhe nderimi iu bë edhe heroit Mustafa Bakija.Përveq heronjëve kurora me lule vendosen edhe tek eshnorja përkujtimore ku janë eshtrat e dëshmorëve shqiptar të rënë në luftën nacional çlirimtare.Në këtë përvjetor homazhe bënë edhe tek varrezat e qytetit, me c’rast përkujtuan edhe dëshmorët dhe heronjët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Homazhe u bënë edhe tek varri i heroit dhe komandantit të asaj kohe Fadil Hoxha.Pikërisht me luftën heroike që zhvilloi, Fronti Nacional-çlirimtar e kreu misionin historik dhe i arriti objektivat themelorë strategjikë: çlirimin e vendit dhe rivendosjen e pavarësisë kombëtare u tha me këtë rast.

Ai përmendi edhe disa nga arritjet e Fadil Hoxhës dhe bashkëveprimtarëve të tij.

 

Ndërsa djali i heroit Fadil Hoxha, Leka tha se ideali për shtet të pavarur, demokratik është duke u realizuar.

Një shoqëri e vërtetë demokratike nuk mund të ndërtohet ndryshe veçse duke çmuar e ruajtur vlerat e Luftës së Dytë Botërore, antifashizmin, frymën dhe idealet antifashiste dhe, në këtë kuadër, respektin dhe nderimin për dëshmorët dhe luftëtarët antifashistë, që derdhën Hjakun e tyre, për ta parë Shqiptarinë të lirë, të pavarur e demokratike.Përmes këtij viti jubilar LANÇ  përcoli mesazhin se gjeneratat e reja duhet të përcjellin ndjenjën e dashurisë por edhe të sakrificës , patriotizmit dhe luftës për lirinë e atdheut./TV Syri Vision/