Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës karakterizohet me një trend pozitiv të buxhetit. Sipas raportit financiar të drejtorisë për buxhet dhe financa përgjatë periudhës janar- tetor janë realizuar  të hyra vetanake prej 3 milionë e 400 mijë euro.

Shpenzueshmëria deri më tani ka arritur në 55% dhe buxheti komunal më së shumti shpenzohet për investime kapitale qoftë ato në ifrastrukturë dhe subvencione.

Halilaj tha se përmes tatimit në pronë për 10 muaj janë arritur mbi 300 mijë euro të hyra më shumë se në vitin e kaluar. Ai shtoj se do të mundohen që ta kursejnë buxhetin komunal dhe rrjedhimisht paranë publike në maksimum./TV Syri Vision/