Gjakova
Shkronjat

Kjo është mini deponia e riciklimin të qelqit e cila ndodhet në Qerim të Gjakovës.Ideja për krijimin e këtij biznesi erdhi nga ambientalisti Dukagjin Berisha. Kjo deponi e cila ëshyë e para e këtij lloji në Kosovë ka gjetur mbështetjen edhe nga Komuna e Gjakovës, kompania “Çabrati” dhe persona të tjerë.

Në ceremoninë inauguruese i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se ky biznes është shembulli më i mirë se si duhet të bëhet ruatja e ambientit dhe menagjimi I mbeturinave.

E si erdhi deri tek kjo deponi na tregoj vetë Dukagjini.

Synimi i familjes Berisha është që nga kjo mini deponi të rritet si biznesi dhe numri i punëtorëve.

Njëri nga bizneset e para që e ka përkrahur këtë iniciativë dhe ka filluar me ndarjen e mbeturinave të qelqit është edhe kafiteria Simple.

Në këtë deponi bëhet dorëzimi i të gjitha mbetjeve të qelqit të mbledhura nga bizneset. Pastaj, qelqi ndahet në kategori të ndryshme, riciklohet ku bëhet thyerja dhe përpunimi i tij për tu përdorur sipas kërkesës./TV Syri Vision/