Gjakova
Shkronjat

Nuk ka ditë që Policia e Kosovës të mos regjistrojë në databazën e saj disa aksidente trafiku. E shumë herë ato përveç me lëndime përfundojnë me fatalitet. Në shumicën prej tyre shkaktari është shpejtësia e lartë.Pikërisht sot shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës mbajtën ligjeratë me studentët e universitetit “Fehmi Agani “ në Gjakovë me moton “Jeta nuk është pjesë e veturës”.

E gjithë kjo në kuadër të fushatës vetëdijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale. Sipaas statistikave të Policisë së Kosovës 26 persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë periudhës Janar – Shtator, ndërsa gjatë vitit në vend ndodhin mbi 15 mijë aksidente.

Në anën tjetër përfaqësues nga shoqata e sigurimeve të kosovës thanë se aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i komunitetit për rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimit mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zbatimit  korrekt të rregullave të qarkullimit rrugor, për të patur sa më pak jetë të humbura dhe qytetarë të gjymtuar nga aksidentet rrugore./TV Syri Vision/