Gjakova
Shkronjat

Në pasditen e sotme punime për asfaltimin e rrugëve filluan edhe në fshatin Shqiponjë. Në filimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari I komunës Ardian Gjini I cili tha se në këtë fshat është duke u punuar edhe në renovimin e ambulantës dhe në shumë projekte tjera të cilat janë të financuara nga komuna dhe pushteti qëndror.

Ndërtimi i kësaj rruge i ka gëzuar banorët e këtij fshati të cilët thanë se ka kohë që po presin një investim të tillë.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore në interes të qytetarëve të Gjakovës, u tha me këtë rast./TV Syri Vision