Gjakova
Shkronjat

Banorët e fshatit Babaj I Bokës kanë pritur sot për vizitë Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj dhe kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjinin.Ata bashkarisht morrën pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë, e njohur ndryshe si rruga e Peshkut.

Me këtë rast ministri Lekaj tha se ky projekt që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.

Në anën tjetër I pari I komunës Ardian Gjini uroj banorët për këtë projekt si dhe falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha tjerave në Gjakovë.

Ata që iu gëzuan fillimit të këtyre punimeve janë banorët e këtij fshati të cilët u shprehën falënderues.

 

Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra dhe  vlera ministrisë së ifrastrukturës ky projekt I ka kushtuar rreth 290 mijë euro. Tashmë përveq bukurisë natyrore kjo anë do të ketë edhe një infrastrukturë më të mirë./TV Syri Vision/