Gjakova
Shkronjat

Për të 69-tin vit me radhë u mbajtën garat e kërcimit në ujë nga ura e Fshajtë në Gjakovë. Ky është sporti që qyteti i Gjakovës ia ka “zanat” për shumë dekada. 

Adhurues të shumtë të këtij sporti atraktiv u mblodhën buzë lumit të Drinit të Bardhë. Garën e hapi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e konsideroi këtë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për qytetin por tërë Kosovën.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija, e cila tha se kjo garë është më atraktive në Kosovë dhe se do të vazhdojnë ta përkrahin financiarisht.

Me muzikë dhe nën rrezet e diellit  qytetarët  shijuan nga afër kërcimet e garuesve nga dhjetëra metra lartësi. Gara për këtë vit ka qenë e ndarë në këto kategori:  në kërcim me këmbë, në stilin dallëndyshe si dhe  dallëndyshe nga kërcimorja 10 metra. Në stilin “Dallëndyshe” vendin e tretë e zuri kërcyesi Nasib Krasniqi i cili u vlersua me 57.5 pikë, pastaj vendi e dytë e fitoj Nderim Curri i cili me kërcimet e tij morri 57.5 pikë, si dhe më i miri i stilit dallëndyshe doli Vedat Krasniqi i cili arriti që të marrë vlerësimin maksimal prej 60 pikësh. Ndërsa në stilin “në këmbë” garuan rreth 5 kërcyes mirëpo tre prej tyre arritën të kërcejnë më  së miri. I treti doli Viktorian Nue, pastaj Çlirim Morina vendin e dytë si dhe Kelmend Gjugja e fitoj vendin e pare. Kurse në stilin dallëndyshe nga kërcimorja prej 10 metra  I treti doli Agim Kelmendi me 27 pikë , pastaj i dyti ishte kërcyesi Shkelqim Selimi i cili morri 27.5 pikë, ndërsa Përparim Curri u vlerësua nga juria me pikët maksimale 28 pikë. Kampioni i stilit dallëndyshe Vedat Krasniqi u shpreh i lumtur që arriti të rrëmbej qmimin kryesor të garës.

Nën anën tjetër fituesit e dy katëgorive tjera thanë se iu kanë dashuyr pak ditë që të përgatiten për këtë garë.

 

Në fund, nga organizatorët, ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan që Garat e Kërcimit nga Ura e Fshajtë të mbahen edhe këtë vit në Gjakovë. Ky aktivitet sportiv u organizua nga klubi i kërcimit Bridge Divers si dhe u përkrahë financiarisht nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini, dhe Sport në Gjakovë, Ministria për Kulturë, Rini, dhe Sport, dhe sponzorë të ndryshëm./TV Syri Vision/