Gjakova
Shkronjat

Kjo është rruga që lidh fshatin Bec me fshatin Vraniq e cila sot u inaugurua. Në përurimin e këtij projekti përveq banorëve I pranishëm ishte edhe kryeyari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Kjo rrugë e cila ka gjatësi prej 2.6 kilometra ndonëse ishte kontraktuar në vitin 2012, ndërsa pas shtatë vitesh arriti të finalizohet dhe të jetë në shërbim të banorëve të kësaj ane. Me këtë rast Gjini uroj banorët si dhe tha se me këtë projekt edhe një tjetër obligim kontraktual përfundoj.

Në anën tjeter banorët u shprehën falënderues për këtë investim të cilin ata e kanë pritur qe një kohë të gjatë.

Në rajonin e Dushkajës në përgjithësi do të realizohen edhe projekte tjera infrastrukturore.

Përpos fshatit Bec, këtyre ditëve pritet të fillojnë edhe disa projekte tjera infrastrukturore që janë bashkëfinancim i komunës së Gjakovës dhe Qeverisë./TV Syri Vision/