Gjakova
Shkronjat

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendrën e qytetit të Gjakovës, ku është goditur një person nga vetura. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “UÇK” ku janë përfshirë një automjet dhe këmbësori.

Telelvizioni Syri Vision ka arritur të jetë në vend të ngjarjes ku janë realizuar xhirimet dhe janë marrë informatat e nevojshme. Sipas Policisë së trafikut rajonal këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor nga ana e parkut të qytetit në drejtim të anës tjetër të rrugës. Si pasojë e mos respektimit të shpejtësisë vetura e tipit golf 2 e ka goditur këmbësoren me crast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa vozitësi është ndaluar nga Policia dhe është marrë në deklaratë. Rasti është proceduar si kundërvajtje dhe është dërguar për procedim në gjykatën themelore për kundërvajtje në Gjakovë./TV Syri Vision/