Gjakova
Shkronjat

Në qytetin e Gjakovës sot u mbajtën garat për çiklizëm. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kalendarit të kampionatit të Kosovës nga Federata e çiklizmit të Kosovës, Komuna e Gjakovës dhe klubi çiklizmit “Gjakova 137”.

Në këtë garë morën pjesë edhe klubet tjera si Kastrioti nga Ferizaj, Prizreni, Lepenci nga Shtërpca, As Prishtina,  Trepça – Mitrovicë dhe Prishtina.

Sipas nikoqirit të këtij aktiviteti gara çiklistike “Kampionati i Kosovës” do të zgjasë tri ditë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe garues të cilët thanë se ka pak muaj që kanë filluar të mirren me çiklizëm dhe se synojnë të jenë pjesë edhe e garave të tjera.

 

Për të shkuar cdo gjë në rregull për mbarëvajtjen e garës u përkujdesen zyrtarët e federatës së çiklizmit, klubi “Gjakova 137”, Policia e Kosovës dhe Urgjenca e QKMF-së. Të gjitha rezultatet e garueseve do të shpallen të dielën, pra në ditën e tretë të përfundimit të kampionatit të çiklizmit të Kosovës./TV Syri Vision/