Gjakova
Shkronjat

Tashmë këtyre gropave të kësaj rruge në fshatin Rakovinë të Gjakovës do të iu vie fundi. Kjo për faktin se sot filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin e pesë segmenteve rrugore në këtë anë, gjatësia e së cilave është 1149 metra.

Përveq banorëve në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili uroj banorët për këtë projekt.

Nën anën tjetër banorët u shprehën falënderues dhe thanë se asfaltimi I këtyre rrugëve ka qenë I domosdoshëm, për faktin se qarkullimi sidomos për fëmijët ka qenë i vështirë.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuara në realizimin e projekteve infrastrukturore në interes të qytetarëve të Gjakovës, u tha me këtë rast./TV Syri Vision