Gjakova
Shkronjat

Ky është momenti i gëzimit të nxënësve të shkollës fillore “Fan S.Noli” nga fshati Dujakë i komunës së Gjakovës, me rastin e fitores së titullit të Kampionit Ballkanik në futsall në konkurecën e meshkujve.

Kjo garë u organizua nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës dhe këta nxënës arritën të rrëmbejnë këtë titull i cili i bënë të parët nga Kosova që bëhen kampion në këtë rang të garave. Për këtë dhe suksese të tjera i lumtur u shpreh drejtori i shkollës Ymer Alijaj i cili tregoj disa nga rezultatet që kanë treguar nxënësit përgjatë këtij viti.

Ai tha se titulli kampion ballkanik i futsallitka qenë suksesi më i veqantë për këtë shkollë.

Profesori i edukatës fizike Veton Sadiku tha se ishte një rrugëtim i gjatë e plotë sfida që të arrijmë deri tek ky titull, por djelmoshat tanë i kaluan me sukses duke i fituar të gjitha takimet me rezultate bindëse si me lojë ashtu edhe me rezultate.

Të lumtur që arriten të shpallen kampion dhe të mos munden asnjëherë u shprehën vetë nxënësit të cilët edhe morën qmime tjera si golashënuesi më i mirë, lojtari më i mirë dhe portieri më i mirë.

 

Këta nxënës synojnë që në vazhdimësi të marrin pjesë në gara dhe të përfaqësojnë denjësisht Kosovën  por pse jo të sjellin përsëri tituj të kampionit në Gjakovë./TV Syri Vision/