Gjakova
Shkronjat

Është bërë rihapja zyrtare e pishinës Arbi në Qerim të Gjakovës. Në ceremoninë inauguruese morën pjesë familjar, miq dhe qytetarë të cilët erdhën për të përgëzuar familjen Perkola e cila ka investuar në këtë projekt.

Ajo që e karakterizon këtë pishinë është hapësira e madhe që e ofron, duke mos lënë anash edhe infrastrukturën e cila duket e rregulluar mjaft mirë. Në këtë mbrëmje mysafirët përveq që panë nga afër cdo kënd të pishinës, ata patën mundësinë të shijojnë edhe koktelin e përgatitur nën ritmin e melodisë së kitarës dhe violinës.  U pa se këtu gjithqka është e ndërtuar me stil dhe kujdes të veqantë. Ajo që të bie në sy është kompleksi i bazeneve si ai për të rriturit e poashtu edhe ai për fëmijë cili ka edhe topoganin. Ajo që ia shton edhe më shumë hijeshinë kësaj pishine është edhe këndi i pushimoreve, të cilat i janë dedikuar preferencave të ndryshme. Pjesë e këtij kompleksi është edhe restauranti dhe kafiteria në të cilin qytetarët kanë mundësinë të ushqehen dhe freskohen gjatë qëndrimit tyre këtu. Ndërsa terasa në pjesën e restaurantit ofron një pamje jashtëzakonisht të bukur, që e bënë këtë vend edhe më shumë të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve. Përveq ambientit mbreslënës që është krijuar të veqantë këtë pishinë e bënë edhe pastërtia e sidomos filtrimi i ujit. Pronari i kësaj pishine Gegë Perkola shpreson se kushtet të cilat janë krijuar do të plotësojnë nevojat e qytetarëve, jo vetëm të Gjakovësës, por edhe më gjerë.

Perkola tregoj se për të pasur një sezon sa më të mië në këtë pishinë janë angazhuar punëtorët, shpëtimtarët, të gjithë personat e nevojshëm që qytetarëve  t’iu sigurojnë një pushim të rehatshëm dhe ditë të këndshme vere. 

E ata që ishin pjesë e mbrëmjes festive dhe që e vizituan këtë pishinë thanë se kushtet janë të mira dhe se ja vlen të kalohen qastet e relaksit në këtë vend.

 

Puna dhe realizimi i këtij ambienti freskues u lavdërua edhe nga miqtë më të afërt të familjes Perkola të cilët thanë se gjithqka duket madhështore.

Pishina “Arbi” ofron kapacitet për 1500 vizitorë të cilët preferojnë të freskohen gjatë kësaj vere. Qmimi i hyrjes për të rriturit është 2.50 euro, ndërsa për fëmijët 1.50 euro. Ky ambient freskues do të jetë i hapur çdo ditë për vizitorë nga ora 09 deri në orën 18:00. Mbrëmja e inaugurimit të kësaj pishine skishte se si të përfundonte ndryshe përveq se me festë dhe fishekzjarre./TV Syri Vision/