Gjakova
Shkronjat

Njëzet vjetori i  çlirimit të Gjakovës mblodhi personalitete nga fusha e shëndetësisë, arsimit, shkencës, kulturës, ekonomisë, artit dhe sportit. E gjithë kjo u organizua nga komuna e Gjakovës e cila në shenjë nderimi për kontributin e dhënë ndau mirënjohje  për 180 personalitete me prejardhje nga ky qytet, kontributi i të cilëve është shtrirë në nivel vendi por edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Hapjen e kësaj mbrëmje dhe ndarjen e mirënjohjeve e bëri i pari i komunës Ardian Gjini i cili tha se lista e personave që po nderohen këtë vit është e mangët për faktin se Gjakova ka njerëz të shumtë që na bjënë të ndihemi krenar, por pavarësisht kësaj meritat e tyre nuk duhet të harrohen asnjëherë.

Të gjithë ata që u nderuan me këtë mirënjohje u shprehën falënderues dhe njëherit krenar që kontributi i tyre ka lënë gjurmë jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por do të jetë një udhërrëfyes edhe për brezat e rinj.

Kjo mbrëmje mblodhi intelektual të shumtë të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme por që janë nderi dhe krenari e qytetit të Gjakovës. Sipas organizatorëve  tashmë Ceremonia “Nderi i Gjakovës” do të jetë tradicionale./TV Syri Vision/