Gjakova
Shkronjat

U bë inaugurimi i fushës sintetike të futbollit në Shkugëz. Hapjen zyrtare të këtij projekti e bënë ministri i kulturës rinisë dhe sportit Kujtim Gashi, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Në fjalën e tyre përfaqësuesit e dikastereve përkatëse thanë se fusha sintetike u realizua me bashkëfinancim dhe ndërtimi i saj është bërë sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, e cila do të shfrytëzohet nga klubet e futbollit të komunës së Gjakovës.

Në mes urimesh për qytetarët e komunës së Gjakovës, kryetari i FFK-së Agim Ademi bëri thirrje edhe për mirëmbajtje të fushës sintetike.

Në anën tjetër ministri Kujtim Gashi tha se qyetarët e Gjakovës do të gëzojnë jo vetëm këtë fushë por edhe projekte të tjera të cilat janë në të mirën e tyre.

I pyetur se qfarë po ndodh me terenin sportiv të fushave të tenisit, Ministri Gashi tha se në fund të këtij viti pritet të përfundohet.

Po sot u hap zyrtarisht edhe akademia e Vëllaznimit “Naim Kryeziu”.Në hapjen e saj skishte se sit ë mungonte edhe legjenda e futbolit Lorik Cana i cili ju uroj një fillim të mbarë të gjithë futbollistëve të akadëmisë dhe qytetit të Gjakovës në përgjithësi. Por ai pati edhe një kërkesë ndaj institucioneve.

Gjatë ditës sotme pjesë e akademisë u bënë 65 fëmijë gjakovarë.Nga tash e tutje të gjithë futbolldashësit e moshës 7-16 vjet mund të bëhen pjesë e kësaj akademie e cila ofron kushtet optimale  duke filluar nga rekuizitat profesionale dhe paisjet tjera e poashtu janë përgjedhur edhe trajnerët profesiona.Në këtë teren sportiv do të të zhvillohen qoftë ndeshjet e Superligës së Kosovës e poashtu edhe të garave të tjera./TV Syri Vision/