Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur për vizitë drejtoreshën e zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID, Christina Davis. Gjatë këtij takimi u fol për projektet të cilat janë realizuar falë bashkpunimit ndërmjet komunës dhe USAID-it e që kanë të bëjnë me transparencën, llogaridhënien dhe efektivitetin e poashtu edhe për përmirësimin e procesit të prokurimit komunal.

Pas takimit kryetari Gjini dhe drejtoresha Davis inauguruan zyrën e avansaur të prokurimit për hapjen e ofertave dhe arkivën. I lumtur për këtë proces u shpreh kryetari Gjini për faktin se komuna e Gjakovës është komuna e parë që ka hapur të gjitha dosjet, gjë që ka ndikuar në transparencë. 

Nën anën tjetër drejtoresha Davis tha se këtë trend të prokurimit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera.

"Unë e uroj kryetarin Gjini dhe komunën e Gjakovës për avancimin e zyres së prokurimit. Paisjet që kemi furnizuar shpresojmë se dotë ndihmojnë në avancimin e prokurimit. Sistemi i ri i arkivimit natyrisht që lehtëson punën dhe gjetjen e dokumenteve poashtu edhe vëzhgimi me kamera e bënë punën me të sigurt dhe kjo e bënë edhe më profesionale tërë procesin e prokurimit. Qytetarët e Gjakovës janë ata që do të përfitojnë më së shumti. Gjakova është komuna e parë që i ka hapur dosjet dhe ka vendosur një trend që duhet ta ndjekin edhe komunat tjera. Komuna e Gjakovës është e përkushtuar sepse ata e kanë bashkifnancuar e kjo tregon përkushtimin e Gjakovës për transparencë dhe llogaridhënie.", shtoi mes tjerash Davis.

Ata bashkarisht vizituan hapësirat e zyreve në të cilat është investuar. Përmes këtij donacioni USAID ka pajisur komunën me mjete për vlerësimin e ofertave dhe hapjen e ofertave që e ndihmon komunën për t’i modernizuar dhe profesionalizuar këto procese kyçe të prokurimit, si dhe siguron hapësira të mjaftueshme për të mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave.Udhëheqësi i prokurimit Faton Gutaj ju tregoj tashmë për sistemin e ri të arkivimit të dokumenteve i cili do t’u ndihmojë zyrtarëve komunalë që t’i sigurojnë shënimet e prokurimit duke promovuar aftësinë e komunës për t’i menaxhuar dokumentet në mënyrë efektive si dhe zvogëlojnë mundësitë e manipulimit të të dhënave të prokurimit. Ngjashëm janë edhe kamerat të instaluara në zyrat e prokurimit dhe arkivit të cilat rrisin nivelin e sigurisë së shënimeve të rëndësishme komunale. Mbështetja e USAID-it për komunën e Gjakovës në kuadër të këtij projekti, shtrihet edhe në zyrat e financave, auditimit, burimeve njerëzore, dhe informimit publik./TV Syri Vision/