Gjakova
Shkronjat

Kuvendi komunal i Gjakovës, gjegjësisht drejtoria për shërbime publike njofton se nga nesër do të bllokohet qarkullimi në rrugën “Gaspër Karaqi” tek rrethrrotullimi në  dalje drejt Prizrenit. Kjo për faktin se tashmë kanë filluar punimet për zgjerimin e hyrje daljeve dhe nga nesër fillon rrënimi i urës e cila ndodhët këtu.

Por për këtë komuna është detyruar të bëjë një zgjidhje alternative përmes dy rrugëve të lagjes Ali Ibra, si për ata që dalin nga qyteti i Gjakovës ashtu edhe për ata që vijnë nga Prizreni në Gjakovë.

Kastrati apelon tek qytetarët që të kenë mirëkuptim gjatë këtyre 30 ditëve sa edhe do të zgjasin këto punime në këtë pjesë të qytetit.

Drejtoria për shërbime publike gjatë ditës sotme do të filloj me shenjëzimin e rrugëve alternative./TV Syri Vision/