Gjakova
Shkronjat

Ansambli ,,Shkelzen Doni “mbajti koncertin e radhës në kuadër të vazhdës së koncerteve që po i mban sa e sa kohë në Gjakovë. Edhe këtë herë u mblodhën instrumentistë e këngëtarë nga të cilët u interpretua “Muzika e filmave shqiptarë”. Kjo mbrëmje festive shënoj edhe një vjetorin e themelimit të këtij ansambli.

Ansambli që mban emrin e violinistit të njohur dhe anëtarit të Filharmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, mbajti koncertin e radhës  dedikuar muzikës së filmave shqiptarë. Salla e pallatit të kulturës nuk kishte si të ishte ndryshe pos e mbushur plot me muzikdashës që shijuan pafund kolonat zanore të filmave si: “Lulëkuqet mbi mure”, “Mësonjetorja”, “Në fillim të verës”, “Rrugët e bardha”, “Pylli i lirisë”, “Dimri i fundit”, “Nëntori i dytë”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Gjeneral Gramafoni”, “Shirat e vjeshtës”, “Në shtëpinë tonë”, “Tomka dhe shokët e tij” e të tjera. Muzika e këtyre filmave dukej edhe më e bukur nën telat e violinës së Dolit. Këngëtarët dhe instrumentistët arritën të përcjellin emocione me këngët që shënojnë një epokë të rëndësishme të filmave shqipëtarë ndër vite. Publiku përveq që shijoj muzikën e mirëfilltë shqiptare poashtu pati mundësinë të shoh disa sekuenca nga filmat prej të cilëve ishte shkëputur muzika të cilën e ri-orkestruan Alfred Kaqinari dhe drejtori artistik i ansamblit, Ruzhdi Sadiku.  Disa këngë u intepretuan nga solistët gjakovarë si Vlona Boshnjaku, Drilon Shala, Vesa Emra dhe Gent Haxhikadrija. Pjesë e këtij koncerti ishin edhe solistet e grupit Zana nga Prishtina. Në skenë dolën edhe kori i fëmijëve të cilët e kënduan një këngë. Një pikë artistike që zgjoj kureshtjen e publikut ishte edhe interpretimi i melodisë “Gjeneral Gramafoni”, nga klarinetisti gjakovar Dionis Mamusha.Gjitha këngët u përcollën në mënyrë profesionale nga maestro i violinës Shkëlzen Doli. Perlat e muzikës që u interpetuan në këtë mbrëmje emocionuan publikun I cili e përcolli këtë koncert me duartrokitje të vazhdueshme. Nuk munguan edhe dhuratat nga publiku për themeluesit e këtij ansambli. Më këtë rast Shkëlzen Doli u shpreh se me të vërtet trashëgimia kulturore është e magjishme dhe mbresëlënëse e ne jemi me fat që muzika jonë I ka këto.

Drejtori artistik i Ansamblit “Shkelzen Doli”, Ruzhdi Sadiku, u shpreh i bindur në jetëgjatësinë dhe suksesin e këtij ansambli.

Këngëtarët që u prezantuan para publikut artëdashës të Gjakovës dhe jo vetëm, u shprehën të lumtur që janë pjesë e këtij ansambli.

 

Me këtë koncert prestigjoz u shënua edhe një vjetori i themelimit të Ansamblit i cili mision ka ruajtjen dhe kultivimin e muzikës së mirëfilltë shqipe./TV Syri Vision/