Gjakova
Shkronjat

Në teatrin e qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë është shfaqur premiera “Shtëpia e Fizikanëve” e autorit Fridrih Durman të cilën e solli regjisori Kastiot Saqipi.

Publiku pati mundësinë të shoh një shfaqje grotesk-tragjedi, e cila kishte të bënte edhe me qështje filozofike. Aktorët që luajtën në mënyrë të veqantë rolet e tyre dhe i interpretuan ato para publikut ishin: Besfort Berberi, Ylber Mehmeti, Alban Goranci, Myrvete Kurtishi, Altina kusari, Vlera Pylla, Yllka Lota e Elida Shasivari. Kjo shfaqje i dedikohet shkencëtarëve apo fizikantëve që zbulojnë apo shpikin qoftë një bombë atomike apo qfarëdo tjetër, mirëpo këtu ipet mesazhi se ata nuk mund bëjnë shpikjen  e vetë dhe të largohen të papërgjegjshëm prej asaj pune, sepse nëse largohen shpikja e tyre mund të shkatërrojë njerëzimin. Besfort Berberi ishte ai që pati rolin kryesor atë të fizikanit Johan Mobius. Në këtë rast ky personazh mendon që shprehja e mendimeve të tij nuk është në duar të sigurta nëse ato bien në duart e njerëzve të tjerë dhe ai vendos të mbyllet në qmendinë për shkak se në këtë vend sipas tij nuk do të mund ti merrnin idetë e tij. Por në qmendinë nuk ishte i vetëm, përveq infermiereve aty ishin edhe dy persona të tjerë të cilët u shtiren si fizikantët më të mirë, njëri si Albert Ajnshtajn dhe tjetri si Isak Njuton. Ata erdhën në qmendi me misionin që të marrin zbulimet e Mobius. Gjatë qëndrimit këtu ata u bënë edhe vrasës për shkak se i mbyten infermmieret që kujdeseshin për ta, për faktin se ato i kishin zhbuluar se kush ishin në të vëertetë. Por  mashtrimi i fizanëve nuk zgjati shumë. Fundi doli ndryshe ata hasin në mjeken e qmendur e cila gjatë gjithë kohës i kishte mashtruar fizikanët. Ajo i kishte përgjuar bisedat dhe  idetë e zgjuara të fizikantëve dhe në fund i paraqiti ato kinse si shpikje të veta. Me idetë e fizikanëve mjekja arriti që ta krijojë karrierën e saj të suksesshme. Sipas regjisorit Kastriot Saqipi, kjo shfaqje i ngacmon njerëzit budallenj që shtiren të mençur dhe poashtu ka një mesazh global.

Në anën tjetër aktori Besfort Berberi tha se për të roli ka qenë sfidues për faktin që e luajti një rol i cili është shumë larg realitetit që ai e jeton , e sipas tij as në moshë e as në rrethana nuk është ai i jetës normale.

 

Kjo ishte premiera e parë për këtë vit e cila u shfaqë në tetatin e Gjakovës, por përveq kesaj ky intitucion ka planifikuar edhe premiera të tjera.

Të veqantë këtë shfaqje e bëri edhe skena për të cilën u kujdes skenografi Petrit Bakalli. Ndërsa asistent i regjisë ishte Valon Pallaska.

Kjo premierë iu dedikua Ilhami Kurtishit i cili për dyzetë vite ka dhënë kontributin e tij si inspektor skene në tetatrin e qytetit në Gjakovë. Ai tashmë do të pensionohet dhe për punën e tij të palodhshme iu nda edhe mirënjohje nga drejtori i teatrit Edi Kastrati./TV Syri Vision/