Gjakova
Shkronjat

Kështu do të duket stadium i qytetit të Gjakovës i cili do t'i nënshtrohet renovimit sipas standardeve dhe kritereve të UEFA-s.

Kjo është bërë e ditur përmes marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në mes të ministrit për kulturë rini dhe sport Kujtim Gashit dhe kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjinit. Në një intervist të dhënë për televizionin Syri Vision ministri Gashi ka folur për këtë dhe projekte të tjera që po investohen në Gjakovë .

I pyetur se kur pritet finalizmi i projektit të stadiumit, ministri Gashi ka thënë se viti 2021 do ta gjejë Gjakovë me stadiumin e ri.

Investim tjetër nga na e ministrisë është  edhe kompleksi i tenisit dhe fusha sportive me barë sintetik të cilat ndodhen në Shkugëz.Vlen të theksohet se fusha pritet të inaugurohet së shpejti. Pas këtyre investimeve të rinjtë e Gjakovës dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive./TV Syri Vision/