Gjakova
Shkronjat

Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Komuna e Gjakovës gjegjësisht sektori për menaxhim të mbeturinave e ka shënuar me vendosjen  e tabelave informuese lidhur me gjobat mandatore.

Një tabelë e tillë u vendos edhe në afërsi të kryqit të kuq. Gjobat e shkruara në këtë tabelë janë sipas udhëzimit administrativ të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.Dhe për këtë muaj më parë është themeluar edhe task forca për mjedisin e përbërë nga 16 inspektorë të cilët kanë monitoruar gjendjen në komunën e Gjakovës.

Për të gjithë ata që hudhin mbeturina në hapësirat publike dhe e ndotin mjedisin shqiptohen gjoba me qmime të ndryshme.

Vendosja e tabelave për gjobat mandatore dhe atyre për vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit është bërë në lokacione të ndryshme të qytetit si dhe në hyrje dhe dalje. Poashtu ditë më parë në parkun e qytetit “Nënë Tereza” përveq tabelave vetëdijesuese janë vendosur edhe shporta për mbeturina./TV Syri Vision/