Gjakova
Shkronjat

 “Aktivizimi i të rinjëve dhe të rejave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmes vullnetarizmit, avokimit dhe përgatitjes për tregun e punës”, ishte trajnimi i radhës i organizuar nga OJQ “Roma In Action” në Gjakovë.

Organizatorët thanë se synimi i këtij trajnimi është mbështetja e të rinjëve në  ngritjen e kapaciteteve  në mnëyrë që të jenë aktiv në komunitet dhe  vendimarrje e poashtu  të përgatiten për tregun e punës.

Në këtë trajnim morën pjesë edhe zyrtarë për të drejtat e njeriut nga misioni i OSBE-së në Kosovës si dhe nga Zyra Komunal për Komunitete dhe Kthim të cilët thanë se bashkpunimi dhe mbështetja nuk do të mungojë asnjëherë.

"Ne në partneritt me organizatën Roma in Action do të zhvillojmë këtë trajnim dyditor, ku do të punojmë rreth avokimit dhe përgatitjes për treguan e punës. OSBE Mbanë përgjegjësinë dhe gjithmonë përkrahë të rinjët e komuniteteve rom ashkali dhe egjiptian që të përgatiten për tregun e punës. Gjatë këtij trajnimi ju do të mësoni se si të shkruani një letër motivuese, si të përgatitni një CV dhe të aplioni sa më shumë për punë.Kështu baskarisht mund  të kontribojmë në rritjen e numrit të punësimit të këtyre komuniteteve." tha zyrtarja për të Drejtat e Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Julija Vitanova.      

Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin rinjë të komuniteteve nga komuna e Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit.

Trajnimi do të vazhdojë edhe nesër dhe për të gjithë pjesëmarrësit do të ndahen çertifikata./TV Syri Vision/