Gjakova
Shkronjat

Ministri për kulturë rini dhe sport Kujtim Gashi, ka qëndruar në Gjakovë. Qëllimi i kësaj vizite ishte përurimi i qendrës për fëmijë "Little Miracles", projekt ky i cili është bashkëfinancim nga Ministria dhe nga familja Këpuska.

Arjeta Elza dhe Elda Këpuska janë profesionistet të cilat tashmë do të ofrojnë shërbimet e tyre në fushat e caktuara si edukim, logopedi dhe ergoterapi. Fillimisht ministri Gashi përuroj themlueset të cilat nga një ide arritën ta kthejnë në një biznes.

E lumtur dhe falënderuese që ideja për themilimin e qendrës "Little Miracles" që në shqip do të thotë mrekullitë e vogla, u shpreh ergoterapeutja Elda Këpuska.

Se cilat janë shërbimet që do të ofrohen në këtë qendër na tregoj logopedia dhe njëherit vetë themeluesja Elza Këpuska.

Përveq ceremonisë së inuaugurimit të gjithë të pranishmit paën mundësinë të shohin nga afër ambientet dhe infrastrukturën në përgjithëse të këaj qendre e poashtu të njihen më shumë me shërbimet që do të ofrohen këtu. Për krijimin e kësaj qendre janë dashur mbi 3 mijë euro investim. Është qendra e parë në Kosovë e llojit të tillë. Arjeta Elza dhe Elda u shprehën se do të ofrojnë kujdes dhe sherbime kualitative për të gjithë fëmijët e komunës së Gjakovës./ TV Syri Vision/