Gjakova
Shkronjat

Në një atmosferë impozante në palestrën  e sporteve "Shani Nushi" në Gjakovë, është zhvilluar ndeshja e parë e finales së play-off-it  në futsall në mes të klubit Liburn dhe Mabetex Prishtina.  

Në këtë ndeshje lojtarët e Liburnit ishin të gjithë të koordinuar njëri më tjetrin dhe treguan lojë më të mirë në parket se ekipi kundërshtar. Skuadrës gjakovare iu deshën vetëm 9 minuta lojë për të shënuar në portën e Prishtinës. Ishte Narcis Alibegu ai që shënoj golin e parë për Liburnin. Pavarësisht tentimeve të futbollistëve të Prishtinës, pjesa e parë e lojës u mbyll me rezultat 1 me 0 në favor të vendasve. Edhe pjesën e dytë të ndeshjes Liburni e filloj me dinamikë sportive. Përmes një aksioni të koordinuar mes lojtarëve të Liburnit erdhi edhe goli i dytë. Ishte Ramadan Alaj ai që shënoj në portën e Prishtinës dhe arriti të qoj në këmbë gjithë ta pranishmit në sallë. Por disa minuta më vonë përmes autogolit të Ermir Kryeziut, u shënua goli i parë për Mabetex Prishtinën. Përveq lojtarëve një rol të rënëdësishëm për Libunrin e luajtën edhe taktikat e përdorura nga dyshja e trajnerëve Kozniku  dhe Kasapi. Interesante ishte goli i tretë për skuadren gjakovare të cilën e shënoj Ramadan Alaj nga gjuajtja e lirë. Ndërsa 5 minuta pa përfunduar loja golin e dytë për Prishtinën e shënoj Drilon Paçarizi. Hijeshinë kësaj ndeshje ia shtuan sportadhësit të cilët ishin të pranishëm së  bashku me tifozët ULTRAS 1927, të cilët gjatë 40 minutave nuk u ulën asnjëherë. Kështu përballja e finalës së parë në mes të Liburnit dhe Prishtinës u mbyll me rezultat 3 me 2 në favor të gjakovarëve.

Ekipi i Liburnit është i përbërë nga ajka e futsallistëve Kosovarë, të cilët dëri më tani kanë zhvilluar 16 ndeshje, prej tyre 15 kanë rezultuar me fitore ndërsa kanë pësuar vetëm 1 humbje, duke e mbajtur bindshëm primatin e rënditjes tabelare me 45 pikë. Atmosfera në Gjakovë ishte shumë e zjarrtë dhe ndeshja ishte më e bukura e vitit, si në lojë ashtu edhe në organizim ashtu siç vetëm ne dimë të organizojmë, kështu thanë lojarët dhe udhëheqësia e klubit gjakovar.

Ndeshja e dytë e finales do të zhvillohet të enjtën në Prishtinë. Nëse fitorja i takon Liburnit edhe si mysafir atëherë siguron kualifikimin bë garat evropiane ku do të përfaqësojë Kosovën në Evropë./TV Syri Vision/