Gjakova
Shkronjat

Një projekt tjetër i cili sot ka filluar është zhvillimi i pikës turistike në lumin “Erenik”.Për të parë nga afër punimet këtu erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët.

Tashmë kjo zonë do të përdoret për rekreacion nga qytetarët e Gjakovës, kështu tha Gjini i cili tregoj se qka konretisht do të  realizohet këtu.

Në anën tjetër drejtori për zhvillim ekonomik, Ferdinand Kolaj tha që ky projekt parashihet të përfundoi brenda 180 ditësh dhe vlera e investimit është mbi 36 mijë euro. Ai gjithashtu përmendi edhe dy projekte në zona tjera turistike me rëndësi të veçantë për komunën e Gjakovës.

Këtu i takuam edhe vizitorët më të shpeshtë të lumit Erenik. Xhevdeti dhe Shpresa na treguan se ditët e tyre shpesh i kalojnë në brigjet e këtij lumi. Ata u shprehën shumë të lumtur që kjo zonë do të rregullohet.

Qytetarë të shumtë dikur e kanë kaluar kohën e lirë dhe janë relaksuar buzë lumit Erenik. Mirëpo ka kohë që rrjedha e këtij lumi është degraduar, ndërsa tani përmes këtij projekti pritet që kjo zonë të rikthehet në turizëm dhe rekreacion./TV Syri Vision/