Gjakova
Shkronjat

Me 20 mars të këtij viti është bërë hapja zyrtare e garës “Për Gjakovë të pastër” e cila është paraparë të zgjasë deri me 5 qershor.Përgjatë kësaj periudhe kohore të gjithë akterët relevantë, organizata joqeveritare, shoqëria civile, nxënësit dhe qytetarët e Gjakovës kanë pasur mundësinë që të kontribojnë për të krijuar një ambient sa më të pastër në shkolla, lagje dhe gjithë qytetin  në përgjithësi.

Përkundër të gjitha aktiviteteteve që janë relizuar në kuadër të kësaj gare, ata që treguan angazhim maksimal për të krijuar një mjedis të pastër dhe ambient më të këndshëm janë nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës. Ky është oborri i shkollës “Emin Duraku” i cili tashmë ka marrë pamje ndryshe prej asaj që e kishte më parë. Mbjellja e luleve shumëngjyrëshe, gjelbrimi dhe ngjyrosja e rrethojave të shkollës u bë nga duart e njoma të nxënësve dhe anëtarëve të klubit të gjelbër.Ata na treguan se janë munduar jo vetëmtë ofrojnë një ambient më të pastër por edhe të përcjellin mesazhe vetëdijesuese.

Një tjetër shkollë që iu bashkua kësaj fushate është edhe “Mazllum Këpuska”. Përveq gjelbrimit dhe mbjelles së luleve të ndryshme, nxënësit këtu kanë treguar edhe kreativitet duke krijuar dekorime dhe vazo me mbeturina të reciklueshme. Poashtu një kujdes të veqant i kanë kushtuar edhe vizatimit të muraleve në objektin e shkollës.

Një kujdes ndaj mjedisit e kanë treguar edhe nxënësit e shkollave të tjera të Gjakovës, në mes tyre jane edhe shkolla fillore “Mustafa Bakija”, pastaj shkolla fillore “Yll Morina”. Edhe këtu klubet e gjelbërta i kanë rregulluar oborret duke i gjelbëruar ato si dhe duke mbjellur lule e pemë dekorative.  Idetë kreative nuk kanë munguar edhe nga nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi”. Aksione vullnetare në të mirë të mjedisit dhe komunitetit kanë zhvilluar edhe shkollat fillore në zonat rurale të Gjakovë. Përmes punimve të ndryshme ata jo vetëm që kanë ruajtjur dhe mbrojtur mjedisin por janë përpjekur që t’i japin jetë atij, duke kontribuuar, qoftë edhe në masë të vogël, për të. Një rol të rëndësishëm në pastrimin e mjedisit, përkatësisht reduktimin e ndotjes së mjedisit të shkaktuar nga mbeturinat e kanë luajtur edhe punëtorët e kompanisë së mbeturinave “Çabrati”. Puna e tyre është e përditshme kjo për faktin se ata kujdesen për mirëmbjajten dhe pastrimin e rrugëve dhe parqeve të qytetit. Në anën tjetër zyrtarët e sektorit për menaxhimin e mbeturinave kanë bërë monitorimin e vazhdueshëm të situatës mjedisore dhe ndërgjegjësimin e popullatës. Por kontributi që e kanë dhënë shkollat mbetet shembulli më i mirë që duhet ndjekur të gjithë. 

Mjedisi na takon të gjithëve, andaj duhet të gjithë së bashku të japim kontributin tonë. Ky është një model bashkëpunimi dhe partneriteti për mjedisin që duhet aplikuar jo vetëm në një ditë, por çdo ditë të vitit./TV Syri Vision