Gjakova
Shkronjat

Si kjo kamerë e sigurisë e cila është e vendosur në qendër të qytetit të Gjakovës dhe në pjesë të tjera, të tilla do të ketë edhe në lokacione të ndryshme. Së shpejti në disa lagje dhe hapësira publike do të  vendosen edhe 52 kamera të sigurisë. Këto do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëmbajtjen apo kujdesin ndaj mjedisit. Kështu ka thënë drejtori për punë të përgjithshme administrative Flamur Fetahaj.

Përveq projekteve Fetahaj tregoj se viti 2018 për drejtorinë e administratës ka qenë i suksesshëem, kjo për faktin se sipas tij janë rritur të hyrat për 23% më shumë.

Drejtoria për punë të përgjithshme administrative do të vazhdon edhe këtë vit me realizmin e projekteve të cilat janë të mirë të qytetarëve të komunës së Gjakovës./ TV Syri Vision/